Tiranë-Elbasan, aksident me 3 të plagosur në tunel

02/10/2015 00:00

Një aksident rrugor është shënuar orët e mbrëmjes së të premtes në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, dyshohet në tunelin përgjatë kësaj rruge, duke lënë të plagosur 3 udhëtarë.

Nga raportimet paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një makinë tip fuoristradë, me këtë të dytën që kishte qenë pas autobusit gjatë lëvizjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë si dhe makina e zjarrfikëses, teksa pritet të kryhen hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e aksidentit.

Për të plagosurit nuk ka informacion mbi gjendjen aktuale të tyre, apo nëse janë transferuar në ndonjë spital.

Top Channel