Seks në avion, stjuardesa fitoi 900 mijë euro në dy vjet

03/10/2015 00:00

Një stjuardesë ka përfituar gati 900 mijë euro për një periudhë dy vjeçare, duke pasur marrëdhënie seksuale më pasagjerët në tualetin e avionit.

“Biznesi” i stjuardesës, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, ka dalë në dritë vetëm kohët e fundit pasi është kapur në flagrancë në tualetin e avionit, ndërsa është shkarkuar menjëherë më pas.

“Daily Mail” shkruan se ajo punonte për një linjë ajrore në Lindjen e Mesme, por nuk është bërë i ditur emri i kompanisë.

Një burim ka folur në një të përditshme nga Arabia Saudite duke thënë se: “Stjuardesa e ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një numër të madh pasagjerësh gjatë fluturimeve, ndërsa preferonte kryesisht linjat nga Gjiri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka rrëfyer se merrte deri në 2 mijë euro për çdo paraqitje seksuale”.

Më parë gjatë këtij viti, “Daily Mail” raportoi se disa stjuardesa në Japoni janë kthyer në prostituta, në mënyrë për të plotësuar pagat gjithnjë e në rënie.

Top Channel