Rob Kardashian i fiksuar pas Selena Gomes

03/10/2015 00:00

Rob Kardashian nuk ka marrë seriozisht vetëm humbjen e peshës, por gjithashtu edhe të fitojë dashurinë e Selena Gomez…

Raportohet se Rob, ka informuar nënën e tij, Kris Jenner, se ai ka rënë në dashuri me ish-të dashurën e Justin Bieber.

Vetëm pak ditë, Rob la të nënkuptohej se diçka speciale ekzistonte mes tij dhe ish të dashurës së Chris Brown, Karrueche Tran, por ai i ka hedhur poshtë thashethemet duke thënë se janë thjesht miq shumë të ngushtë.

Por së fundmi, sipas “Hollywood Life”, 28-vjeçari i ka kërkuar nënës së tij, e cila është shoqe e ngushtë me këngëtaren, që të gjejë një mënyrë që ai dhe Selena të nisin një romancë bashkë, pasi ai është i fiksuar pas saj.

Top Channel