Gjermeni në Librazhd, inspekton pallatin për familjet e pastreha

03/10/2015 09:15

Në qytetin e Librazhdit do të ndërtohet një pallat për të strehuar familjet në nevojë. Bëhet fjalë për 35 familje, të cilat aktualisht nuk kanë një strehë.

E pranishme në inspektimin e punimeve për ndërtimin e tij ishte ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra dhe Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni.

Enti i Kombëtar i Banesave ka financuar ndërtimin e këtij pallati me një vlerë prej rreth 90 milionë lekë në një sipërfaqe prej 998 m2. Deputeti Taulant Balla theksoi se më në fund pas 27 vjetësh në Librazhd fillon një investim i financuar nga shteti.

Për vitin 2015 nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për Bashkinë Librazhd janë alokuar në total rreth njëqind e tetëmbëdhjetë milionë lekë për zbatimin e dy projekteve që konsistojnë në sistemim dhe asfaltim të rrugëve dhe rehabilitimi i qendrës së qytetit.

Bashkia Librazhd do të asistohet nga qeveria shqiptare edhe për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, i cili parashikohet të garantojë një zhvillim të integruar dhe të qëndrueshëm.

Në qytetin e Librazhdit do të ndërtohet një pallat për të strehuar familjet në nevojë. Bëhet fjalë për 35 familje, të cilat aktualisht nuk kanë një strehë. E pranishme në inspektimin e punimeve për ndërtimin e tij ishte ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra dhe Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Doris Andoni.

Top Channel