Patrick nuk është si Arnold

03/10/2015 09:40

Ai është gjithë muskuj si i ati i tij, i famshmi Arnold Schwarzenegger. Por duket se kërkesat për Patrick në Hollivud janë shumë të ndryshme nga babai i tij, i cili u bë i famshmë për rolet e tij në filmat aksion.

22-vjeçari së fundmi rrëfen se ka humbur afërsisht 7 kg në peshë, pjesa më e madhe në muskujt, për rolin e tij në filmin “Scream Queens”.

Nuk dihet nëse humbja e papritur në peshë është për rolin e tij në serinë e Fox, por në të njëjtën ditë që ai njoftoi humbjen e 7 kg u fotografua në sheshxhirimin e serialit.

Top Channel