Futja e radarit në qytet, 5 gjoba për shpejtësi në Tiranë

03/10/2015 11:05

Një ditë pas urdhrit të ministrit për mosvendosje gjobash për shpejtësi pa mjetet teknologjike, policia e Tiranës bën të ditur se vetëm 5 gjoba janë vendosur mbrëmjen e të premtes për këtë kundravajtje, por të dokumentuar tashmë përmes radarit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se nga masat e policisë për qarkullimin rrugor, vetëm mbrëmjen e të premtes, duke u gdhirë e shtuna, janë arrestuar 7 persona në gjendje të dehur, janë pezulluar 15 leje drejtimi. Prej këtyre, 6 për drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit, dhe 5 për tejkalim të normave të shpejtësisë, të matur me radar. 3 gjoba janë vendosur për kalim në sens të kundërt dhe 1 për kundërshtim të paraqitjes së dokumentacionit.

Gjithashtu janë konstatuar shtatë raste të shkeljes së semaforit, 3 raste me xhama të errët, 1 kontroll teknik dhe siguracion, si dhe 12 masa administrative të ndryshme. Risi e policisë rrugore është futja e radarit në qytet.

Top Channel