Shpërdorim detyre, procedim penal për dy tatimorë në Korçë

03/10/2015 11:40

Dy inspektorë tatimesh dhe pronarja e një lokali do të procedohen penalisht nga policia e Korçës për shpërdorim detyre dhe fshehje të ardhurash. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se hetim në gjendje të lirë ka nisur për R. V., 54 vjeçe, pronare e një lokali në Libonik.

Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e saj, me liçencë përkatëse u konstatua se nuk priste kupon tatimor për klientët. Gjithashtu ajo kishte të punësuar një 19-vjeçar si kamarier, të padeklaruar në sigurimet shoqërore.

Hetimi për këtë çështje ka nisur dhe ndaj dy inspektorëve tatimorë, N. N., 58 vjeç dhe E. Ç., 26 vjeç pasi kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në lokal më 1 tetor. Inspektorët nuk kanë marrë masa për punonjësin e pasiguruar, si dhe për subjektin që nuk priste kupon për klientët.

Top Channel