Familja Memlikaj, ndihma nga shqiptarët e SHBA-së

03/10/2015 12:35

Pas publikimit në njërin prej reportazheve të përjavshme të ciklit “Shqipëria Tjetër” të një familje me probleme të shumta ekonomike në fshatin Rabije të zonës së Luftinjës , një komunitet shqiptarësh në Amerikë ka reaguar duke nisur mbledhjen e fondeve në ndihmë të saj.

Iniciativa është nisur fillimisht në rrjetet sociale nga familja Kalbaj, duke u shpërndarë më pas kudo. Në pak kohë, mëse 30 shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara, por edhe një donatore e huaj që jeton në këtë vend kanë bërë të mundur mbledhjen e një shifre të konsiderueshme parash përmes donacioneve të ndryshme, si edhe veshmbathje e produkte të shumta ushqimore.

Ndihmat i janë dërguar familjes Memlikaj të përbërë nga 10 persona nga të cilet 8 janë fëmijë. Kjo familje jeton në një fshat të largët, i cili ndodhet mes zones së Memaliajt, Mallakastrës, Beratit etj.

Top Channel