Derbi i Madridit, kolumbiani Rodriguez nuk do të luajë

03/10/2015 00:00

James Rodriguez nuk do të luajë në derbin mes Realit dhe Atletico Madrid, që do të luhet të dielën në “Vicente Calderon”. Në seancën stërvitore të së enjtes, futbollisti kolumbian pësoi një tjetër dëmtim muskular në këmbën e majtë dhe, sipas stafit mjekësor, ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për disa javë të tjera.

Kjo do të thotë se James Rodriguez nuk do të jetë në dispozicion as të trajnerit të përfaqësueses kolumbiane, Jose Pekerman, për sfidat e 8 dhe 13 tetorit me Perunë dhe Uruguajin për kualifikueset e Botërorit 2018.

Emri i James Rodrigez figuron ende në listën e 23 të grumbulluarve nga trajneri i Kolumbisë, por dëmtimi i radhës ka shumë të ngjarë që të bëjë që Pekerman të heqë dorë prej tij dhe ta lëjë atë në Spanjë, për të kryer fazën e riaftësimit.

Sipas medias kolumbiane, James Rodrigez pritet të jetë në fushat e lojës në ndeshjet e 13 dhe 17 nëntorit, që Kolumbia do të luajë me Kilin dhe Argjentinën.

Top Channel