Scherzinger kritikohet që nuk pati fëmijë me Hamilton

03/10/2015 14:45

Nicole Scherzinger i mbijetoi intervistës më të vështirë në karrierën e saj. Pas një sërë komentesh të pandjeshme ndaj saj, pasi ende nuk kishte një fëmijë, Scherzinger u shfaq në New York të premten.

Mungesa e një fëmije për 37-vjeçaren, pas ndarjes së saj me Lewis Hamilton për shtatë vjet, u soll sërish në vëmendje në programin e Wendy Williams këtë javë. Kjo e fundit, 51 vjeç, nënë e një djali 14-vjeçar e kritikoi ashpër bukuroshen.

“Po të them të vërtetën, sepse je 37 vjeç, një femër që ka kaluar shtatë vite të jetës së saj duke u ndarë e duke u bashkuar. Janë shtatë vite që nuk të kthehen pas”, ka thënë Wendy. Këngëtarja i është përgjigjur shumë thjesht, duke thënë “Jam mirë”.

Top Channel