Mungon Messi, tjetër humbje për Barçën. 2-1 nga Sevilla

03/10/2015 00:00

Barcelona e Luis Enriques u mund 2-1 nga Sevilla, duke regjistruar humbje e dytë radhazi në transfertë, në një ndeshje të vlefshme për La Ligën.

Edhe në këtë takim, katalanasit vuajtën mungesën e Lionel Messit, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. Lojtarët e Barcelonës krijuan disa raste të rrezikshme në pjesën e parë, por pa mundur t’i shndërronin ato në gol.

Në fillimin e së dytës, Krohn-Dehli kaloi vendasit në avantazh dhe pas 5 minutash Iborra dyfishoi rezultatin. Golin e vetëm të Barcelonës e shënoi Neymar me 11-metërsh.

Pas kësaj humbjeje, katalanasit e Luis Enriques mbeten në vendin e 3-të në klasifikim, ndërkohë që të dielën, sfida më interesante e La Ligës do të jetë derbi madrilen mes Atletico Madrid dhe Realit.

Top Channel