Tiranë, arrestohen dy persona për transport tritoli nga Fushë Kruja

03/10/2015 00:00

Forcat e policisë së komisariatit nr.5 në Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve gjatë pasdites së kësaj të shtune, të cilët kanë qenë duke transportuar një sasi të konsiderueshme tritoli.

Nga sa bëhet e ditur, operacioni policor i koduar “Alpeti” është zhvilluar në vendin e quajtur “Kthesa e Valiasit”, në afërsi të karburantit me të njëjtin emër.

Personat e arrestuar janë Sadri Hazis Hima dhe Leonard Murat Neziri, të dy me banim në Fushë Krujë, të cilëve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 9 kallëpe tritol; 5 prej të cilëve 100 gramëshe, 3 të tilla 200 gramëshe dhe njëra 400 gr.

Sasia e tritolit ishte duke u transportuar me një automjet tip “BMW” 320, ngjyrë gri, me targa AA 678 HU.

Top Channel