Depp: Vajza po më bëhet aktore, jam i shqetësuar

04/10/2015 12:40

Johnny Depp ka deklaruar për një revistë gjermane se është i shqetësuar për faktin se vajza e tij 16-vjeçare, Lily-Rose, po ndjek hapat e tij.

Aktori i famshëm tha: “Të them të drejtën, jam i shqetësuar. Nuk e prisja që ajo të bëhej aktore dhe nuk e prisja që të niste karrierën kaq shpejt”.

Adoleshentja do të interpretojë rolin e motrës së Natalie Portman në filmin “Planetarium”, që tregon historinë e dy motrave që mund të kontaktojnë me fantazmat.

Gjithashtu, Lily-Rose do të luajë edhe një film së bashku me babain e saj, një komedi-horror me titullin “Yoga Hosers”.

Top Channel