Mirësevini në parkun e lojrave të ISIS-it

04/10/2015 13:45

ISIS-i ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi që tregojnë dy parqe të reja lojrash për fëmijët, të ndërtuara në Irak dhe Siri. Këto parqe janë hapur në Raqa dhe Falluxha.

Fotot mundohen të tregojnë se në territoret e pushtuara nga ISIS-i ka normalitet dhe aty shihen fëmijë të buzëqeshur.

Fotot shoqërohen me një komunikatë të shkurtër, ku sqarohet se parqet janë hapur për të festuar Kurban Bajramin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel