Sot mbrëma rikthehet në ekranin e Top Channel spektakli i madh i humorit “Portokalli”.

Edhe ky sezon i ri do të jetë i mbushur me situata, që janë marrë nga e përditshmja shqiptare, si politika e problematikat që ajo bart, jeta sociale dhe fenomenet e reja, por të sjella me elementë humori, përmes personazheve të vjetër e të rinj.

Nën drejtimin e Eneida Tarifës, Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut, pjesë e “Portokallisë” do të jenë edhe muzika, kënga e baleti. Një mbrëmje për t’u argëtuar e për të marrë me lehtësi realitetin, do të jetë e diela e çdo jave, nga ora 20:45, me “Portokalli”.

Top Channel