MSH: PD-ja reagon për monopolet

04/10/2015 15:00

Ministria e Shëndetësisë e cilësoi reagimin e demokratëve si të nxitur nga klientët e tyre të kompanive farmaceutike.

Ishin ata, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, që kishin krijuar monopolin e futjes së barnave në tregun shqiptar, çka kishte sjellë, sipas Milva Ikonomit, çmimet më të larta të ilaçeve në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë siguroi se ka disa masa të parashikuara në ligjin e ri që garantojnë cilësinë e ilaçeve, pavarësisht se ato mund të kenë si vend origjine vendet e Ballkanit.

Top Channel