Si u tradhtua agjenti sekret Zef Gjeloshaj

04/10/2015 00:00

Zef Dedë Gjeloshaj, agjenti i shërbimit sekret shqiptar, i cili ka qenë pjesë e komiternit në vitet 1950, u tradhtua nga vendi i tij gjatë një misioni në Jugosllavi.

Njeriu, i cili ka qenë pjesë e bisedave të fshehta me krerët më të lartë të Shqipërisë, por edhe të ish-Bashkimit Sovjetik, u kap nga serbët dhe u burgos.

Ai u arratis dhe mbërriti në Shqipëri. Këtu, ai u burgos si tradhtar me 10 vite burg. Ish-agjenti i shërbimit sekret arriti të fitojë pafajësinë pas dhjetëra kërkesash.

Në një intervistë, dhënë gazetares Klodiana Kapo dhe operatorit Besfor Kryeziu, pak javë para se të ndërronte jetë, Zef Gjeloshaj tregon një pjesë të historisë së tij.

Top Channel