Vrasja e policit në Australi, 15-vjeçari mund të ketë lidhje me terrorizmin

04/10/2015 17:45

Vrasja e një polici australian nga një 15-vjeçar me shumë gjasë ka lidhje me terrorizmin. Sipas autoriteteve në Sydney 58-vjeçari u qëllua pasi la punën ditën e premte nga një adoleshent i armatosur.

Pas verifikimeve rezultoi se atentatori ishte nga Irani dhe besohet se vrasja ishte e motivuar politikisht dhe për arsye të lidhura me terrorizmin.

Sipas ministrit të Brendshëm australian, komuniteti islam nuk është i diskriminuar në vend, megjithatë ai shprehu angazhimin se do të punojnë së bashku për të trajtuar problemin e radikalizmit, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Top Channel