Masakra në Oregon, Trump: Mësuesit të pajisen me armë

04/10/2015 18:00

Pas incidentit tragjik që goditi kolegjin amerikan në Oregon, Donald Trump ka dhënë versionin e tij sesi mund të parandalohen ngjarje të tilla të rënda, që tashmë janë bërë të njëpasnjëshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, nëse mësuesit do të jenë të armatosur skenarë të tilla vdekjeprurëse do të parandalohen.

Më përpara ai ishte shprehur se janë problemet mendore shkaktari i të tilla incidenteve, dhe si zgjidhje Trump thotë se mësuesit duhet të pajisen me licencë për armëmbajtje.

“Unë personalisht e kam një leje për armë në Nju Jork”, u shpreh kandidati republikan për president të SHBA-ve. “Nëse më sulmojnë, unë do të kundërpërgjigjem”, e mbylli ai fjalën.

Top Channel