Siri, ISIS-i shkatërron Harkun e Triumfit në Palmira

05/10/2015 08:15

Militantët e ISIS-it në veri të Sirisë kanë shpërthyer një tjetër monument në qytetin antik të Palmirës.

Zyrtarë dhe burime lokale bënë të ditur për BBC se Harku i Triumfit është shkatërruar nga militantët që kontrollojnë qytetin.

Ky monument mendohet të jetë ndërtuar rreth 2000 vjet më parë.

ISIS-i ka shkatërruar më parë edhe dy monumente të tjera në këtë vend, që nga UNESCO konsiderohet si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës antike.

Top Channel