Mavraj nuk do të jetë ndaj Serbisë

05/10/2015 08:30

Mërgim Mavraj ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook se do të mungojë në ndeshjet e rëndësishme të kombëtares ndaj Serbisë dhe Armenisë (8 dhe 11 tetor).

Futbollisti që luan me Këlnin në kampionatin gjerman ka disa muaj i dëmtuar dhe pavarësisht përpjekjeve, nuk ka arritur të rekuperohet në kohë për të luajtur me kuqezinjtë.

“Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem në fushën e lojës, pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit. Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë, për muaj me radhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund. Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot”, shkruan qendërmbrojtësi.

Top Channel