Carry në Irlandë, për funeralin e ish të dashurës

05/10/2015 10:00

Jim Carrey do të udhëtojë drejt Irlandës për të marr pjesë në funeralin e Cathriona White. Aktori hollivudian 53-vjeçar, planifikon të shkojë në shtëpinë e ish të dashurës së tij në Cappawhite, County Tipperay.

White, 30 vjeç, e cila ishte një artiste make up-i dhe aspironte për aktore, u gjet e vdekur nga një overozë ilaçes të hënën e kaluar. Një burim ka thënë për “Sunday People”: Jim është i shkatërruar pas vdekjes tragjike të Cathriona. Pjesëmarrja e tij në funeralin e saj në Irlandë është gjëja më e pakët që ai mund të bëjë për gruan që dashuronte.

I njëjti burim ka thënë se aktori ka qëndruar në kontakt me familjen e White, të cilët dëshirojnë që ai të jetë në funeral. “Ata e dinë se sa i rëndësishëm ishte ai për të”, ka thënë ky burim.

Top Channel