F1, zhvillohet testimi i pistës së Meksikës

05/10/2015 10:30

Organizatorët e Formulës 1 kanë zhvilluar testet në pistën “Hermanos Rodriguez” të Meksikës, vetëm një ditë pasi u hap për publikun. Përveç monitorimit të pistës dhe mjeteve, u bë edhe një simulim për ndërhyrjen e shpejtë nga personeli mjekësor, që sipas Dr. Juan Valles Figueroa përbëhet nga 110 persona.

Për pistën e Mexico City, 4.3 km e gjatë, u investuan 50 milionë dollarë në mënyrë që ajo të rikonstruktohet sipas rregullores së përcaktuar nga FIA. Përreth kësaj piste, gara në të cilën është parashikuar të zhvillohet në muajin nëntor, janë ndërtuar edhe një spital i dhe një tribunë me një kapacitet prej qindra-mijëra vendesh.

Sipas asaj që publikohet në faqen zyrtare të internetit të Formulës 1, pilotët në ?mimin e Madh të Meksikës do të përshkojnë 71 xhiro me një kohë mesatare 75 sekonda për xhiro. Duke parë këto të dhëna, rezulton se pista e Mexiko City do të jetë e dyta më e shpejtë në Formulën 1, pas asaj të Monzës në Itali.

Top Channel