Milan, Mihajloviç: Nuk e jap dorëheqjen

05/10/2015 10:40

Sinisha Mihaljoviç nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga drejtimi i Milanit, pavarësisht humbjes poshtëruese 0-4 ndaj Napolit në San Siro. Trajneri i kuqezinjve, pas përfundimit të ndeshjes, deklaroi se ajo që do të bisedojë me presidentin Berlusconi është vetëm një shpjegim për atë çfarë po ndodh me Milanin.

“Nuk kam asnjë dyshim se presidenti Berlusconi do të më telefonojë dhe unë do t’i shpjegoj se çfarë ndodhi. Janë drejtuesit e klubit ata që do të marrin një vendim, por unë nuk do të jap dorëheqjen. Jam i bibndur se do të jemi në gjendje që të zgjidhim të gjitha problemet tona. Më ka ndodhur kjo edhe me skuadra të tjera. Kam nevojë për më shumë kohë”, tha trajneri serb.

Përsa i përket ndeshjes, Mihajloviç kritioi mentalitetin e brishtë të skuadrës së tij që ndodhet në vendin e 11, me 9 pikë më pak se Fiorentina kryesuese: “E di që nuk ëshTë mirë ta them këtë, por ne humbëm ndaj një ekipi më të mirë. Sulmuesit e Napolit bënë diferencën në fushë. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të bëjmë gabime individuale në mbrojtje përballë një sulmi të tillë”.

Top Channel