Punonjësit e Rafinerisë Fier në protestë për pagat

05/10/2015 12:50

Punonjësit e Rafinerisë së Naftës Fier protestuan ne ambientet e brendshme të punës për mos marrje të pagave për rreth tre muaj.

130 punëtorë të turnit të parë pasi kanë ndërprerë punën kërkuan takim me drejtuesit e rafinerisë  për të mësuar shkakun e mosmarrjes së pagave. Rafineria e Fierit ka dy vjet që punon pa ndërprerje. Por punonjësit nuk po paguhen për punën e bërë. Sipas tyre protesta do të vazhdojë deri në marrjen e pagave.

Top Channel