Vrasja tek “1 Maji”, arrest me burg për autorët

05/10/2015 14:10

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Sael Sulajn dhe Vasiel Cavon , të dyshuar për vrasjen e dyfishtë pranë lulishte “1 majit”. Po ashtu nën arrest me burg u la edhe objektivi i tyre Elvis Gacaj , i cili po kurohet në spital dhe që dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Dy të rinjtë sipas prokurorit Elio Mazreku janë autorët e krimit të dyfishtë që i mori jetën Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian, ndërkohë që ata pohuan gjatë masës së sigurisë se viktimat nuk ishin shënjestra e tyre.

“Ne donim të qëllonim mbi Gacajn”, kanë deklaruar në gjykatë dy të arrestuarit, “pasi ai na ka rrahur e fyer disa herë. Kur pamë që në makinë kishte njerëz të tjerë nuk deshëm të qëllonim, por jemi të penduar”. Kjo ka qënë deklarata e Sulajt dhe Cavos .

Ndërkohë më herët ne polici ata kanë deklaruar se donin ta vrisnin Elvis Gacajn për çështje droge, pasi Gacaj ishte shefi i tyre në shpërndarjen e drogës dhe u kërkonte shpesh llogari pse ata nuk kishin fituar shumë lekë.

Top Channel