Kosovë, Kerry i shkruan Thaçit: Mbështetje për anëtarësimin në UNESCO

05/10/2015 00:00

Sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit, John Kerry i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi, ku ka premtuar përkrahje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Reagimi i Sekretarit Kerry vjen vetëm një ditë, pasi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç e krahasoi Kosovën me Shtetin Islamik, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në UNESCO.

Për Sekretarin Kerry, Kosova ka dëshmuar partneritet me bashkësinë ndërkombëtare për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe kjo e bën pjesëmarrjen e Kosovës në UNESCO edhe më të rëndësishme, sepse UNESCO mbledh anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Top Channel