Haradinaj pret ish-kryeministrin slloven Jansha

05/10/2015 00:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar këtë të hënë një takim miqësor me ish-kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.

Haradinaj e ka njoftuar mikun nga Sllovenia për zhvillimet e fundit në Kosovë, të cilat lidhen edhe me dy marrëveshjet – e shumëdiskutueshme sipas opozitës, – të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës.

Sipas një komunikate për shtyp të AAK-së, Haradinaj  i ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ish-kryeministrit slloven, Janez Jansha, për rolin e tij konstruktiv ndaj Kosovës ndër vite, si dhe për qasjen tejet korrekte, në raport me ndalimin kohë më parë të Haradinajt në Slloveni.

Top Channel