Berat, arrestohet për kultivim narkotikësh një 48-vjeçar

05/10/2015 00:00

Një shtetas është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pas një aksioni të forcave policore të Beratit, të cilët i gjetën atij një sasi të konsiderueshme lënde narkotike gjatë kontrollit në banesë.

Arrestimi i Asllan Harshin, 48 vjeç, banues në Malas-Breg të komunës Kutalli në Berat, është kryer në flagrancë nga ana e seksionit kundër narkotikëve dhe forcave të komisariatit të Policisë së Beratit.

Shtetasi i ndaluar akuzohet për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” si dhe “kultivim të bimëve narkotike”, pasi u kap me 102 gramë kanabis sativa dhe disa bimë të mbjella në oborrin e shtëpisë së tij.

Procedura e mëtejshme për të do të ndiqet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Beratit.

Top Channel