Vin Diesel, regjisori i “Furious 8”?!

06/10/2015 10:00

Përmes një postimi të bërë në Instagram, Vin Diesel ka folur rreth filmit “Furios 8”, që ka mbetur pa regjisor, por aktori ka thënë se ai është zgjedhja e duhur për të marrë drejtimin e tij.

Protagonisti kryesor i sagës tejet të suksesshme ka treguar se nëna e tij së fundmi i kishte thënë: “Ose bëhu regjisori i “Furious 8″ ose lëre fare”.

Diesel shtoi se kjo ishte thjesht një dashuri dhe besim prej nëne, pavarësisht se ajo ka parë gjithçka që ai ka bërë në mënyrë që filmi të ishte i suksesshëm, edhe pse studio e prodhimit mendonte se ishte çmenduri.

Por, sipas burimeve pranë aktorit, mundësitë që Diesel të zërë karriken e regjisorit janë shumë të pakta. Madje, burimet shtojnë se studioja e prodhimit është mërzitur për shkak të postimit që aktori ka bërë.

Top Channel