Lezhë, dëmtohet pllaka historike në hyrje të Kalasë

06/10/2015 10:40

Një pllakë historike me mbishkrime arabe në hyrje të Kalasë së Lezhës është dëmtuar duke u qëlluar me gurë. Denoncimi është bërë në polici nga shitësja e biletave të kalasë, M. L., 57 vjeçe.

Punonjësja ka deklaruar se pllaka historike me diametër 75×45 cm me mbishkrime arabe, e cila është vendosur në portën hyrëse të Kalasë ka disa dëmtime të vogla, pasi është goditur me gurë nga distanca.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në Kala nuk ka punonjs dhe roje në orarin 18.00- 08.00. Policia ka nisur hetimet në akuzën e shkatërrimit të veprave kulturore.

Top Channel