Debate në Komisionin e Jashtëm, PD: Qeveria, përgjegjëse për azilantët

06/10/2015 11:40

Komisioni i Jashtëm parlamentar është shoqëruar me mjaft debate. Në mbledhjen e të martës kanë qënë të pranishëm zyrtarë të Ministrisë së jashtme. Opozita ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për azilantët.

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi është shprehur se vota për Palestinën tregon një ndryshim të kursit të politikës së jashtme shqiptare. “Vota për Palestinën, ndryshim i kursit të politikës sonë të jashtme.

Debati më pas ka vijuar edhe për ambasadorin shqiptar në OSBE. Bumçi akuzoi se është shkelur Kushtetuta, por socialistja Arta Dade është përgjigjur se diplomacia është katandisur në 8 vjet të qeverisjes së djathtë.

Top Channel