Kosovë, Isa Mustafa goditet sërish me vezë

06/10/2015 12:00

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në Podujevë, është ndërprerë pasi aktivistë të Vetëvendosjes kanë hedhur vezë në drejtim të tij. Policia ka arrestuar dy persona. Mustafa ndodhej në Podujevë në kuadër të shënimit të Ditës së Mjedrës.

Ata që kanë goditur janë aktivistë të Vetëvendosjes sepse këtë gjë e ka konfirmuar për “KosovaPress” edhe zyra për informim e kësaj lëvizjeje. Në deklaratën e Vetëvendosjes thuhet se nuk do të lejojnë funksionimin normal të qeverisë së Mustafës, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë.

“Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht “Zajednicën” e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj “Zajednicës””, thuhet në deklaratën e VV-së.

Top Channel