Zihen për një qenush, 11-vjeçari vret me pushkë 8-vjeçaren

06/10/2015 12:45

Një 11-vjeçar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndaluar nga policia për vrasjen e fqinjës së tij 8-vjeçare. Shkak i ngjarjes që tronditi opinionin publik amerikan është bërë një mosmarrëveshje mes dy të miturve për një qenush.

Pasi vajza nuk e ka lënë 11-vjeçarin të shohë këlyshin, ky i fundit ka marrë pushkën e gjahut të të atit dhe e ka qëlluar për vdekje. Viktima është identifikuar si McKayla Dyer. Nëna e saj Latasha tha se të dy fëmijët frekuentonin të njëjtën shkollë.

Djali është akuzuar për vrasje të shkallës së parë si minoren. Organizata jofitimprurëse “Arkivi i dhunës nga armët” thotë se vetëm këtë vit, në SHBA janë vrarë apo plagosur me armë zjarri 559 fëmijë të moshës 11 vjeç e poshtë.

Top Channel