Jemen, sulmohet me raketa hoteli i përdorur nga qeveria

06/10/2015 12:50

Një hotel i qytetit të Adenit në Jemen, i përdorur nga kryeministri Khaled Bahah dhe kabineti i tij, është mësyrë me raketa, çka, sipas CNN-it, ka sjellë vdekjen e 12 personave.

Ndërtesa pas kësaj u përfshi nga flakët, por raportet në media tregojnë se në radhët e pjesëtarëve të qeverisë, nuk ka të lënduar.

Hoteli Qasr ishte përdorur si seli e ekzekutivit të Jemenit që kur forcat e koalicionit të udhëhequra prej sauditëve i detyruan rebelët huthi të zbrapsen nga Adeni.

Kryengritësit kishin avancuar në qytetin e dytë më të madh të vendit, aq sa në muajin mars e detyruan presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi dhe qeverinë të largoheshin drejt Arabisë Saudite.

Top Channel