Denoncimi i mjekut në “Fiks Fare”, Beqaj: Grup pune për verifikimin e rastit

06/10/2015 15:25

Pas transmetimit në emsionin “Fiks Fare” një natë më parë, të pamjeve filmike çka tregonin neglizhencën e mjekut në urgjencën e QSUT për t’i dhënë ndihmë pacientes, duke i këkuar të largohej dhe të rikthehej në fillim të javës , ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaron se është ngritur menjëherë grupi i punës për të analizuar këtë rast.

“Ne po analizojmë rastin, në dy aspekte. Së pari, për të analizuar pjesën administrative brenda shërbimit të urgjencës dhe hallkave të atij shërbimi. Si dhe po vlerësojmë çfarë pjese lidhet me zbatimin e etikës mjekësore të mjekëve që janë të përfshirë në atë rast, për t’ia përcjellë Urdhrit të Mjekut”, tha Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë.

I kontaktuar me telefon, kreu i Urdhrit të Mjekut deklaron se komisioni i gjykimit cili do të vlerësojë këtë situatë dhe do të vendosë masën ndëshkuese e cila varion nga vërejtja, gjoba deri në heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit për tre vjet.

Top Channel