“Nuk e urrej Chris Brown, për të do kujdesem deri në vdekje”

07/10/2015 00:00

Rihanna ka treguar se ajo vendosi të rikthehej me Chris Brown sepse mendonte se mund ta ndryshonte atë, pavarësisht se ai e goditi.

“Përpiqesha shumë ta mbroja. Mendoja se njerëzit nuk e kuptonin”, ka thënë këngëtarja në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vanity Fair”.

Edhe pse 27-vjeçarja edhe reperi 26-vjeçar tashmë nuk janë në një marrëdhënie, Rihanna vazhdon ende të ketë ndjenja për të. “Nuk e urrej aspak. Do të kujdesem për të deri ditën që të vdes”, është shprehur këngëtarja.

Pavarësisht se në jetën e saj ajo ka pasur djem të tjerë, Rihanan tregon se Chris do të mbetet i dashuri i saj i vërtetë.

Brown e rrahu Rihanna-n brenda makinës një natë para çmimeve “Grammys” në 2009-ën dhe fotografitë e saj me fytyrën e dëmtuar bën xhiron e botës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel