Kujdes! Këta shitës u trembën…

07/10/2015 10:10

Një grup shitësisht kanë kaluar tmerrin e jetë së tyre ndoshta, teksa kanë trokitur në derën e një shtëpie dhe u përshëndetën nga trokitësi i derës.

Reagimi i tyre u filmua në kamera teksa shkonin tek shtëpia ku një person ishte maskuar si një burrë i vjetër, dhe kishte vendosur fytyrën tek trokitësi i derës. Pasi përdorën trokitësin shitësit qëndruan pas duke pritur përgjigjen e pronarit të shtëpisë.

Por u tmerruan kur ishte pikërisht trokitësi i derës që iu përgjigj. Kjo video është filmuar në Zelandën e Re, dhe është pjesë e një fushate të një kompanie për ti thënë “ndal” trokitjeve të dyerve në komunitet.

Top Channel