Lauren, ke një mesazh nga Tom Hanks!

07/10/2015 11:30

Tom Hanks gjen një dokument studenti të një vajze në park dhe për të gjetur të zotin i beson rrjeteve sociale. Ylli i kinemasë ka postuar të Twitter foton e dokumentit, duke fshehur mbiemrin e vajzës, dhe duke bërë të dukshëm vetëm foton, emrin e pagësimit dhe emrin e universitetit.

Postimi i pëlqeu njerëzve të internetit, duke marrë mbi 7 mijë postime. “Lauren! Gjeta dokumentin tënd të studentit në park. Nëse të duhet ende, zyra ime mund të ta japë”, ka shkruar Tom Hanks, protagonist tashmë i një gjesti civil që shumë fansa e kanë vlerësuar.

Top Channel