E pushojnë nga puna se lëshonte shumë gazra

07/10/2015 12:00

Richard Clem është në një situatë jo shumë të këndshme: gruaja e tij ngriti një padi muajin e kaluar për ish punëdhënësin e tij, i cili e ka pushuar nga puna pasi lëshonte shumë gazra.

70-vjeçari dhe gruaja e tij, Louann, kanë punuar të dy në një kompani në Trenton, New Jersey. Ai u pushua nga puna në shkurt të 2014, për shkak të gazrave, sipas dokumenteve të gjykatës.

Louann Clem pretendon në gjykatë se pushimi nga puna i të shoqit është një dhunim i Ligjit amerikan për personat me aftësi të kufizuara.

Richard Clem mbështet padinë dhe ka nisur veprime ligjore nëpërmjet Komisionit për Mundësi të Barabarta në Punë.  “Kur u ngrit padia, nuk e dija që do të bëhe virale. U habita vërtetë”, thotë Clem për The Huffington Post. Bashkëshortja e tij kërkon dëmshpërblim për rastin, ndërsa Richard i është nënshtruar një sërë operacionesh.

Top Channel