Plagosja për grabitjen e hashashit, policia arrestohen edhe kultivuesit

07/10/2015 12:45

Në kuadër të Operacionit të quajtur “Gostomicka”, forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, bënë arrestimin e shtetasve: Roland Pata , 41 vjeç  lindur Peshkopi dhe banues në Tepelenë dhe -Altin Merdani 36 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj Tepelenë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me shtetasit Stefan Gjoka 32 vjeç.  banues Qeparo Vlorë dhe Elton Abazaj 34 vjeç, banues në Gjirokastër kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Gazmor Ibro 39 vjeç, banues në fshatin Nikollar Skrapar, me qëllim grabitjen e një sasie lënde narkotike të cilën po e transportone me kafshë dore me mushka së bashku me dy vëllezërit e tij. Policia kapi edhe 60 kilogram hashash.

Top Channel