Kosovë, sistemet e burgjeve dhe mbipopullimi mbeten shqetësuese

07/10/2015 00:00

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën me temë “Promovimi i reformave në paraburgim”, ka shprehur shqetësim të madh me sistemin e burgjeve dhe mbipopullimin e tyre në Kosovë.

Sipas drejtoreshës së QKRMT-së, Feride Rushiti, mbipopullimi paraqet një shqetësim dhe poshtërim, pasi – sipas saj, – shteti i Kosovës duhet të mendojë më shumë për varfërinë, për shkollat, çerdhet dhe jo paraburgimet.

Ajo tha se, nuk ka një kategorizim të të burgosurve dhe të paraburgosurve, gjithashtu se kostoja e të paraburgosurve është me e larta në rajon, gjë që padyshim duhet të ndryshohet.

Ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci tha se, sipas konstatimeve të bëra, duhet të behet një analizë e sistemit të paraburgimit. Ai deklaroi se duhet bërë përpjekje, që të ndërgjegjësohet shoqëria dhe gjyqtarët të marrin më seriozisht rastet e shqiptuara për paraburgim.

Në Kosovë janë rreth 750-800 të paraburgosur dhe menaxheri i QKRMT-së, Alban Muriqi tha se po ndërtohen shumë burgje dhe se, gjyqësori po aplikon shumë shpesh masën e paraburgimit.

Top Channel