Thaçi niset drejt Luksemburgut, ende i pavendosur për ndeshjen

07/10/2015 00:00

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk e ka të sigurt nëse do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” të enjten, për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare ndaj Serbisë.

Edhe pse ditë më parë, ai ka thënë se do të jetë në “Elbasan Arena”, një ditë para ndeshjes kryediplomati kosovar ka udhëtuar drejt Luksemburgut, për të marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë për refugjatët, ku do të jenë të pranishëm ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm europianë.

Burime pranë kabinetit të Thaçit kanë treguar për Top Channel se, zëvendëskryeministri është në kontakt me krerët e shtetit shqiptar dhe do të bëjë përpjekje, që të enjten pasdite të jetë në tribunat e stadiumit në Elbasan, nëse arrin të gjejë biletë avioni për të udhëtuar drejt Tiranës.

Top Channel