Siri, Rusia lëshon 26 raketa nga luftanijet në detin Kaspik

07/10/2015 00:00

Pas sulmeve ajrore me avionë luftarakë mbi Siri, Rusia ka nisur këtë të mërkurë edhe goditjen e objektivave të Shtetit Islamik në Siri me anë të raketave të lëshuara nga luftanijet e vendosura në detin Kaspik, 1500 km larg.

Lajmi është konfirmuar nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili tha se 4 luftanije kanë lëshuar 26 raketa me baza në det ndaj 11 objektivave të grupit xhihadist, duke i shkatërruar ato.

Në një njëjtën kohë, siç raportohet, trupat tokësore siriane kanë nisur një ofensivë nën mbrojtjen ajrore nga Rusia në terren, por pa përcaktuar objektivin e këtyre të fundit, nëse janë sërish xhihadistët e ISIS, apo edhe rebelët opozitarë.

Rusia mohon gjithsesi pretendimet se sulmet ajrore njëjavore të saj kanë goditur kryesisht objektiva që s’kanë të bëjnë me ISIS-in, por ato të rebëlëve sirianë të trajnuar nga SHBA-të për të rrëzuar Presidentin Bashar al-Assad nga pushteti.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi në lidhje me “luftimet më intensive prej muajsh të tërë” që po zhvillohen në provincat e Hamas dhe Idlibit. Përplasjet e fundit kanë ardhur pas valës së sulmeve ajrore ruse në të njëjtat zona.

Sa u përket sulmeve të sotme, duket se këto janë të parat të bashkëkoordinuara që prej fushatës së njëanshme ajrore të Rusisë, një aleate e flaktë e presidentit sirian, që nisi më 30 shtator.

Rusia bën të ditur se po shënjestron “të gjithë grupet terroriste”, pavarësisht se të paktën disa prej këtyre sulmeve kanë goditur – sipas raportimeve – civilët dhe rebelët e mbështetur nga Perëndimi.

Top Channel