Shkodër, kapet në flagrancë me armë pa leje 25-vjeçari

08/10/2015 08:45

Agjentë të policisë së qarkut Shkodër kanë arrestuar orët e fundit një person për posedim armësh luftarake.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, në pranga ka përfunduar shtetasi Eduard Gjergjvata, 25 vjeç dhe banues në fshatin Ranxë.

Sipas burimeve, arrestimi i tij është bërë pasi është konstatuar se një sallë bagëtish në pronësi të tij përdorej edhe për të fshehur armë.

Kështu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automatik i modelit 56, i pajisur me një krehër, si dhe 17 fishekë.

Top Channel