Ndalohet autori i sulmit ndaj autobusit të kombëtares serbe

08/10/2015 00:00

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë identitetin e personit që goditi me gurë autobusin e kombëtares serbe, teksa ajo po udhëtonte nga aeroporti i Rinasit për në hotel.

Burime policore zyrtare bëjnë me dije se autori i këtij incidenti është një 14-vjeçar me inicialet M.Q.

Sipas burimeve, ky person është ndaluar paraditen e së enjtes dhe është shoqëruar në komisariatin përkatës të policisë.

Top Channel