Batutat e Ramës dhe Berishës në foltoren e Kuvendit

08/10/2015 12:00

Si kurrë më parë, për disa minuta në foltoren e Kuvendit kanë qëndruar kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Mes tyre nuk kanë munguar as batutat, teksa tema e diskutimeve vijon të mbetet afera e CEZ.

Berisha: E kam të qartë që jeni me nerva të lodhura.

Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim.

Rama: Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua (i tregon z. Berisha letrat që ka përpara)

Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu. Ska gjë kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bankën e të akuzuarve sot.

Rama: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj-lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopaç dhe jo kopac. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. BDO kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde? Po para se t’i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?

Top Channel