Prifti në Prokurori: Meta qëndron pas Kastriot Ismailaj

08/10/2015 14:10

Ish ministri i Energjitikës Dritan Prifti iu rikthye prokurorisë me një video të cilën e depozitoi vullnetarisht për llogari të hetimeve CEZ- DIA. Video sipas Priftit tregon rrëfimin e një dëshmitari që deklaron mbi aferën e CEZ.

“Pjesa e dëshmisë është pjesë e sekretit, po kam dhënë prova dhe fakte që zoti Meta është plotësisht pas Kastriot Ismailaj në këtë aferë korruptive”, u shpreh Prifti.

Dritan Prifti ishte më herët edhe në policinë e kryeqytetit për shkak të verifikimeve të hapura pas letrës së kreut të komisionit të sigurisë kombëtare Spartak Braho që e përmendte edhe emrin e tij si një ndër personazhet që po tentonte të destabilizonte vendin.

Por Prifti është shprehur se nuk e ka takuar prej vitesh Kastriot Ismailajn, njeriun që përmendet në letër se ishte shantazhuar në mënyrë që të përmendte emrin e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Për këtë çështje në polici u pyetën edhe bashkëshortja e Ismailajt, Vojsava Ismailaj dhe deputeti Tom Doshi. Ndërkohë që autori i letrës, Spartak Braho u pyet në prokurori.

Top Channel