Përmet, përçahet maxhoranca; PS bashkon votat me PD

08/10/2015 14:20

Pas Shkodrës, Dibrës dhe Prrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së me LSI-në. Zgjedhja e sekretarit për Këshilline Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve.

Kandidati socialist, Veli Mehmeti ka fituar me 14 votra pro, dhe tetë kundër të LSI-së. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qënë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit.

Përmeti është rasti i dytë që PS bashkon votat me PD-në, pas atij të Shkodrës, ku së bashku zgjodhën kandidaten demokrate, Greta Bradeli për kryetare të qarkut të Shkodrës, kundrejt Agustin Gjokës të LSI-së.

Top Channel