Serbët, shëtitje në sheshin “Nënë Tereza” të Tiranës

08/10/2015 00:00

Ndërkohë që mediat serbe shkruajnë në mënyrë të çuditshme për komplote kundër kombëtares së tyre, apo për tensionim të situatës për shkak të ndeshjes, mesditen e së enjtes, lojtarët serbë, të pashqetësuar nga askush kanë zhvilluar një shëtitje disa minutëshe para sheshit “Nënë Tereza”.

Gjatë këtij momenti, pranë këtij sheshi të bllokuar nga policia ka pasur shume kalimtarë, por asnjëri prej tyre nuk është marrë me futbollistët e kombëtares serbe.

Ndryshe nga kombëtaret e tjera, përfaqësuesja serbe është e vetmja, e cila për arsye sigurie nuk ka preferuar të zhvillojë një seancë stërvitore para ndeshjes me Shqipërinë.

Top Channel